Prokuroria e Posaçme kqekon dënimin me 700 mijë lekë gjobë, për ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Në seancën e mbajtur këtë të enjtë në GJKKO, Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për Spahinë, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 19 Mars.
Kujtojmë se Spahia, u mor i pandehur nga SPAK për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Spahia ishte denoncuar në SPAK nga ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër Marko Molla të cilin ish-kryebashkiaku e shkarkoi në vitin 2022. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
SPAK thotë se mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike.