Një grabitje me armë ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit” ditën e sotme.
Një person i armatosur ka hyrë brenda pikës që ndodhet në një qendër tregtare dhe ka kërcënuar me armë punonjësit.
Ai ka arritur të marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap. Në vendngjarje ka mbërritur policia, që po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.