ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka, dyshohet se fshehu dënimin në Greqi

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila dyshohet se ka fshehur dënimin që ka patur në shtetin grek.

Fillimisht ishte Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, pasi Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se ajo nuk kishte deklaruar në formular një dënim në vitin 2005 në Greqi për falsifikim vize.

Tashmë çështja ei ka kaluar ILD-së, që ka nisur hetimin. Kujtojmë se akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, sa i takon dosjes “Partizani”.

Që prej akuzave të para ndaj saj, Irena Gjoka deklaronte se nuk kishte dijeni mbi dënimin nga autoritetet greke, por në Maj të 2025, Lapsi.al arriti të sigurojë një dokument që e nxirrte bllof gjykatësen e GJKKO-së.

Ky dokument tregonte se ajo jo vetëm e ka ditur se ka qenë e dëbuar dhe e dënuar për kalim kufiri me dokumenta të falsifikuara por ajo ka marrë avokat në Greqi dhe i ka bërë atij prokurë për të kundërshtuar masat ndaj saj.