Rrëshqitja e dheut në aksin Përrenjas – Librazhd ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, por edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk e ka një datë se kur ky aks mund të rikthehet sërish në funksion.
Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, në një konferencë për mediat tha se ende nuk ka një afat kohor për ndërtimin e rrugës së re.
Ndërkohë, ai përgënjeshtroi deklaratat se rrëshqitja e dherave ka ardhur si pasojë e marrjes së inerteve në lumin Shkumbin.
“Ky aks i ri është 1.3 km nuk mund të them një afat konkret kohor. Përgënjeshtroj që fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve. IKMT ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka rezultuar që kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të kompanisë kontraktore. Në atë zonë prej vitesh ka erozion”, tha ai.