Vrasja e ish-gardianit në Tiranë, i riu u sulmua nga 2 djem e 1 vajzë sapo doli nga makina! Identifikohen autorët

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 31 vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë.

Mësohet se i riu, është sulmuar nga 2 djem dhe një vajzë sapo ka dalë nga makina e tij. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

31 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në rrugën Kongresi i Lushnjës dhe më pas është dërguar për në spital. I riu ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njofton policia.

Ndërkohë mësohet se autorët janë identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Mesohet se i riu u qëllua me thikë nga Gazmend Papa. Sa i takon viktimës, njihet si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

31 vjeçari, është ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit.