Ngjarje e rëndë në Tiranë! 42 vjeçari hidhet nga ura e Babrrusë, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një person i ka dhënë fund jetë tragjikisht. Mësohet se 42 vjeçari me iniciale D.K, u hodh nga ura e Babrrusë. Për pasojë ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen arsyet që e çuan 42 vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.