Ka përfunduar pas tre orësh takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington, ku pjesë bëjnë edhe Shqipëria dhe Kosova.
Pas përfundimit të këtij takimi, nismëtari i këtij bordi, presidenti amerikan Donald Trump, u takua me të gjithë liderët që morën pjesë. Ai gjithashtu u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të tre ata shkëmbyen gjithashtu disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit. Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar, por gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare përmendi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së, duke iu drejtuar Presidentit Trump me: “Le të bëjmë diçka përpara se gjërat të bëhen më keq”.
“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes. Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti President për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi. Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë.
Dua të paraqes tek ju faktin që janë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Zoti Trump, bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë. Faleminderit që na keni pranuar në këtë mision, sepse ne jemi miq të Izraelit”, u shpreh Rama.