Vijon protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë, të cilët kanë dalë kundër ndërtimit të resortit turistik të biznesmenit Bashkim Ulaj në tokat e tyre.
Ata kanë dalë sërish dhe i kanë bllokuar rrugën makinerive t kompanisë “Gener 2”, ndërkohë që kundër tyre kanë dalë sërish efektivët e Policisë së Shtetit.
Por as këta të fundit nuk kanë arritur t’i ndalin banorët, ku burra, gra e fëmijë u kanë kërkuar punonjësve të mos nisin punën, teksa kanë goditur edhe me gurë në drejtim të mjeteve.
Ata i kanë drejtuar edhe një shkresë Prokurorisë ku kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështje, pasi thonë se kanë dokumentet që tregojnë se pronën e kanë të trashëguar ndër breza.
Banorët kanë kërkuar edhe shpjegime nga krybashkiaku i Shkodrës, Benet Beci për lejen e ndërtimit të dhënë për Bashkim Uljan, por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Kujtojmë se leja e ndërtimit është firmosur nga Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe është marrë e pandehur nga SPAK si e përfshirë në afera qindra milionë euroshe.
Video nga Shkodra Post: