Bllokohen mbi 2.4 ton produkte të pasigurta dhe pa etiketë te tregu Agro-Ushqimor, AKU: Do të asgjësohen

Mbi 2.4 ton produkte janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Tregun Agro-Ushqimor.

AKU njofton zyrtarisht se gjatë kontrolleve u bllokuan 197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata), si edhe 2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).

Të gjitha këto produket kanë si destinacion asgjësimin.

AKU njofton se për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 gjoba, me vlerë 1.6 milionë lekë.

Njoftimi i AKU:

Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë.

Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i plotë, ndërsa 9 u gjetën të mbyllura.

Gjatë kontrolleve u bllokuan

197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata);

2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).

Të gjitha produktet e bllokuara kanë destinacion asgjesimin.

Për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 masa administrative (gjobë), në vlerë totale 1,600,000 lekë, konkretisht:

800,000 lekë për tregtim ushqimi të pasigurt;

500,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie;

300,000 lekë për mungesë etiketimi.

AKU do të vijojë kontrollet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.