Në Korrik të vitit të ardhshëm, Pogradeci do të jetë qendra e garave botërore të ujit, pasi aty do të zhvillohet për 7 ditë kampionati i mjeteve ujore.
Lajmin e bën me die kryeministri Rama, i cili tregon se 43 skuadra nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë kampionat, teksa shton se pas pak vitesh në Elbasan do të zhvillohet gara e Formula 1 për makina, pasi të ketë përfunduar cirkuiti e të ketë kaluar të gjitha testet e kërkuara.
“MIRËMËNGJES
dhe me FORMULA 1të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1
në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë
*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, shkruan Rama.