“Çfarë iditoi ndërkombëtar”. Kështu e ka cilësuar prokurorin e Hagës, kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar momentet kur ky prokuror thotë në seancën gjyqësore se ndërkombëtarët nuk e kishin kuptuar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte maskuar realitetin, lidhur me luftën në Kosovë.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një Facebook një pjesë nga deklarata e tij në Hagë, ku shprehet ndër të tjera:
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Ëesler Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK.
Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan që nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë. Nuk u përballen me atë që po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe për të cilat do të marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre në fakt nuk ishin as me standardet ligjore ndërkombëtare, sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK, mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtronte komandon sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë, flet për shumëllojshërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës kombëtare humanitare”.