Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë kryer kontrolle pasditen e kësaj të premteje në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.
Kontrollet po kryen në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz, që ndodhet përballë Kishës Ortodokse. Mësohet se në operacion ka qenë edhe vetë drejtori i BKH-së, Joni Keta.
Veprimet po realizohen në kuadër të një hetimi që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerë të huaj.
Paraprakisht raportohet se këto kontrolle lidhen me veprimtarinë e call centerave që operojnë në ambientet e marra me qira në pallatin që ndodhet në qendër të Tiranës.