SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim vazhdimin e partneritetit me Kryeprokurorin e ri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar Klodian Brahon, i cili u zgjodh sot në krye të SPAK.

Përmes një mesazhi të ambasadës amerikane, SHBA-të përgëzojnë edhe ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

“Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”- thuhet ndër të tjera në mesazh, duke nënvizuar se presin me kënaqësi për të vazhduar partneritetin e fortë edhe me Klodian Brahon.

Reagimi i ambasadës amerikane:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.