Policia ka arrestuar një 33 vjeçar në Elbasan, që dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit Mondi Mëhalla.
Në pranga ka rënë Nevzat Spaho, autori i dyshuar i krimit që ndodhi 3 ditë më parë, i cili rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Ditën e djeshme Policia arrestoi edhe Xhino Agon, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasje, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve. Gjithashtu u vu në pranga edhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, për moskallëzim krimi. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Marselo Arani dhe Armando Kola.
Mondi Mëhalla u qëllua për vdekje pak momente paso kishte hipur në mjetin e tij tip “Range Rover”, në afërsi të karburantit “Xhaxhi Oil” që ishte në pronësi të tij.
Dyshohet se vrasja e tij u bë për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakun e tij në biznes, teksa arrestimi i Nevzat Spahos pritet të hedhë dritë mbi të vërtetat e ngjarjes së rëndë.