Ka nisur protesta e tretë e opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetësit opozitarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut.
Përpara godinës është vendosur një instalacion me figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako, Ilir Beqaj, si dhe vetë Rama me Ballukun.
Deri më tani shihet një numër më i vogël protestuesish se në 2 protestat e para, teksa edhe numri i efektivëve është më pak se herët e kaluara.