Mesazhi i Marco Rubio për ditën e Pavarësinë: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë partneritet të fortë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë një mesazh urimi me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e përcjellë nga Ambasada amerikane, Rubio thotë se SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë.

Sekretari amerikan shprehet se SHBA pret që të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë ë fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme.

Mesazhi i plotë i Marco Rubio:

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.

Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.

Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë.