“Jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju”/ Pas përplasjes me Nokën, e pëjashtojnë nga kryesia e degës së PD në Kamëz

Pas debateve ditën e djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj njofton se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë.

Ka qenë vetë Aliaj që ka njoftuar për përjashtim përmes një statusi në Faceboojk, pasi deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi nuk pranuan që ajo të ngrinte shqetësimet.

“Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”- shkruan Aliaj në postimin e saj në Facebook.

Kujtojmë së anëtarë të kryesisë së degës Paskuqan-Kamëz i kanë kërkuar llogari përfaqësuesve të PD se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Por në vend të reflektimit, u përballën me arrogancën e Flamur Nokës.

”Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.

Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.

Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.

Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë.

Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.

Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.