Donald Trump: Jam i pafajshëm

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi pafajsinë e tij ne lidhje me akuzat se tentoi në mënyrë të paligjshme t’i përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe tha se nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të javës së ardhshme.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Fultonit, Scott McAfee, kishte caktuar seancat dëgjimore për Trump dhe 18 të akuzuarit e tjerë në 6 shtator, por me publikimin e një dokumenti, prezenca e tij nuk është e domosdoshme dhe nuk nënkupton se ish- presidenti është fajtor për veprat penale.