Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, kreut të ARRSH-së dhe administratorit të KESH, Erald Elezi, lidhur me masat që janë caktuar ndaj tyre.
Sipas GJKKO, ata do të merren në pyetje dhe do të verifikohen masat e sigurisë.
“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.
GJKKO njoftoi një ditë më parë se ka vendosur pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërsa e ndalon që të dalë jashtë vendit. Për Gjylin dhe Elezin ka vendosur masën e “arrestit të shtëpisë”, lidhur me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.