Partia Mundësia ka protestuar sot para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e zv.kryeminstres Belinda Balluku dhe kreut të qeverisë Edi Rama, teksa këta të fundit ndodhen në një takim “kokë më kokë” prej disa orësh, pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.
Kreu i partisë Mundësia, Agron Mundësia, gjatë fjalës së tij, tha se të korruptuarit e drejtësisë janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane për t’i shpëtuar drejtësisë. Shehaj vlerësoi punën e SPAK dhe reformës në drejtësi, ndërsa shtoi se Shqipëria është në një moment historik.
“Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama. Janë rrethuar nga drejtësia!
Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re – ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar”- u shpreh Shehaj.