Përmes avokates, Alma Kaçi ka paralajmëruar të dhëna të reja. 40- vjeçarja, protagoniste në videon seksuale me ish-kryebashkiakun, Safet Gjici, i kërkoi gjykatës zbutjen e masës së sigurisë, por vendimi u shty për në 12 shtator.
“Gjykata e shtyu për një datë tjetër, ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë “arrestin në shtëpi” ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsion aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani”, tha avokatja.
Ndërsa, Alma Kaçi ofendoi gazetarët duke i krahasuar me lypësit.
Alma Kaçi: Si ata lypësit te semafori dhe ju lypni informacione te SPAK-u. Lëreni atë, por i keqinterpretoni lajmet.
Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?
Alma Kaçi: Çfarë lypa? Atë që lypni ju këtu!
Gazetari: Tender? I keni rehabilituar qentë e rrugës?