Apeli i Tiranës ul dënimin për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ulur me 6 vite dënimin për Axel Hoxhaj, i akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit Stiven Toshkëzi në prill të 2023-it.

Nga 18 vite që ishte dhënë nga shkalla e parë, dënimi u ul në 12 vite, çka solli reagim të ashpër të familjarëve të viktimës.

Ngjarja ndodhi në 18 prill të vitit 2023, pranë rrugës “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, Axel Hoxhaj, goditi me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

Ata ishin konfliktuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj.