Veliaj kërkon laptop në burg, avokatët e kryebashkiakut debat me prokurorin e SPAK

Është shtyrë sërish seanca paraprake në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që orej muajit shkrurt, me urdhër të SPAK.

Mësohet se gjatë seancës me dyer të mbyllura, avokatët e Veliajt kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.

Por kjo kërkesë hasi në kundërshtinë e prokurorit të SPAK Olsi Dado, i cili tha se tashmë janë njohur me aktet e gjykimit.

Dado tha se i pandehuri pretendon publikisht se po i zvarritet gjykimi, ndërkohë që në seancë heziton t’i nënshtrohet gjykimit.

“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim” ka thënë prokurori i SPAK.

Ndërkohë u vendos që seanca e radhës do të mbahet më datë 2 Dhjetor, ora 09:00.