Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme një ndeshje shumë të rëndësishme në Andorra, që mund të sjellë sigurimin e fazës Play Off për Kampionatin Botëror që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA.
Kuqezinjtë do të luajnë në Andorra vetëm për fitore, që e shoqëruar me një humbje të Serbisë në Angli do të na siguronte vendin e dytë.
Trajneri Sylvinho ka zyrtarizuar edhe formacionin që do të nisë ndeshjen në orën 20:45, ku në portë do të jetë Thomas Strakosha.
Nga krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj, ndërsa qendra do të formohet sërish nga kapiten Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.
Në mesfushë janë të Juljan Shehu, Qzim Laçi dhe Kristjan Asllani, ndërsa në krahët e sulmit do të luajnë Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Në majën e sulmit sërish Rei Manaj.
