Fatos Nano shtrohet në spital

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano prej disa ditësh është shtruar në spital në kryeqytet.

Prej një jave Nano ndodhet në reanimacion, ndërsa mjekët thonë se ish-Kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është në intubim.

Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të ish-Kryeministrit Nano janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.

Fatos Nano ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në periudhat 22 Shkurt – 5 Qershor 1991, 25 Korrik 1997 – 28 Shtator 1998 dhe 31 Korrik 2022 – 10 Shtator 2005.