SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i cili akuzohet për blerje votash për PSD-në.
Pas mbylljes së hetimeve, SPAK ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Kërkesa për kalimin apo jo në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Më datë 3 tetor, Shkreli u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza e korrupsionit zgjedhor.
Shkreli dyshohet se bleu vota për PSD e Tom Doshit në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa më herët me një vendim të Gjykatës së Posaçme iu sekuestrua celulari.
Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
Shkreli ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektrorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj me dy porta, Kristian”.