Ndryshime në qeveri, emërohen 4 zv.ministrat e rinj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në qeveri, ku janë emëruar 7 zv.ministra të rinj.

Vila Premti, e cila ishte përfolur se do të zëvendësonte Vali Bizhgën si shefe e kabinetit të Ramës, është emëruar në postin e zv.ministres së Jashtme, duke u rikthyer të punojë me Elisa Spiropalin.

Elona hoxha është emëruar zv.ministre e Drehtësisë, ndërsa Besjan Kdiu zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsaFatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, janë liruar nga detyra Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; na Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit dhe  Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë.