Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen viziton sot Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.

Ajo do të pritet me nderime shtetërore, me ceremoninë e mirëseardhjes që do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më herët, ajo do të zhvillojë një takim me Presidentin Begaj.

Më pas do të ketë një takim me kryeministrin Rama, me të cilin do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp në prën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Von der Leyen është në kuadër të Forumit të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku Tirana do të presë të gjithë liderët e rajonit. c