Gjykata e Lartë ka caktuar datën 26 shtator për shqyrtimin e akuzave të SPAK kundër Etleda Çiftes, gjyqtares së Shkallës së Parë të vetingut.
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u gjykua në Shkallën e Parë dhe Apelin e Gjykatës së Posaçme për “falsifikim të dokumenteve” dhe “deklarim të rremë të pasurisë” , akuza për të cilat fitoi pafajësi në të dyja shkallët e gjyqwsorit.
Por Organi i Posaçëm i akuzës këmbëngul në fajësinë e anëtares së KPK duke i bërë rekurs vetueses në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila do të shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja, të konvertuar në shërbim prove, por një pretendim i tillë u rrëzua edhe me vendim të Apelit të Posaçëm më 12 janar 2023 me vendim tw gjyqtares kryesuese Miliana Muçaj dhe anëtare Igerta Hysi e Daniela Shirka.
Sakaq, në shkallën e parë, vendimi i pafajësisë për Etleda Çiftjan u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili çmoi se fakti objekt gjykimi nuk përbënte vepër penale, por vetëm “kundërvajtje administrative”.
Ndërkohë, SPAK, ka theksuar në dosje se Çiftja ka dashur të blejë një apartament në Tiranë në vitin 2006 në vlerën rreth 42 mijë USD dhe për shkak të pamundësisë financiare i është drejtuar një banke për kredi, ku ka kërkuar vendosjen e një pasurie të paluajtshme si kolateral.
Sipas prokurorisë, apartamenti që është dakordësuar për t’u blerë nuk ishte i hipotekuar dhe nuk mund të vendosej si kolateral ndaj banka ka kërkuar një pasuri tjetër si garanci. Akuza asokohe theksonte se zyrtarja e vettingut ka përdorur si garanci dy prona të babait të saj në Kavajë, për të cilat ishte bërë kontratë shit-blerjeje ku pretendohej se vlera e tyre ishte shënuar në mënyrë të gabuar.
Nga hetimi ka rezultuar se parcelat e tokës në fjalë kanë qenë dhurim nga babai dhe se Çiftja nuk kishte kryer pagesë për pronat e përfituara, të cilat i kishte hedhur ne emër të saj vetëm për t’i përdorur si kolateral për kredinë.
Te ngjashme
/ 59 min Më Parë