Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të vendit.
Celibashi ka bërë publik dhe draftin paraprak përsa i përket buxhetit që do të vihet në dispozicion të zgjedhjeve që do të zhvillohen më datë 9 Nëntor. Bëhet fjalë për 306 milionë lekë, përfshirë këtu mbulimin e të gjithë pjesës logjistike dhe personelit.
“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.
Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet.”