Policia e Shtetit ka bërë lëvizje në radhët e drejtuesve të saj.
Mësohet se Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë.
Ndërkohë, Silvana Alimadhi, e cila më parë drejtonte këtë strukturë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSh) dhe është emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.
Ndryshimet janë bërë me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Podra, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe riorganizimeve të brendshme që po ndërmerr Policia e Shtetit pas emërimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu.