FOTOLAJM/ Deputetja shkon me foshnjën e saj në Komisionin Parlamentar

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi është paraqitur sot në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm së bashku me foshnjën e saj.

Edhe pse një skenë të tillë jemi mësuar ta shohim kryesisht jashtë vendit, Gjuzi, deputete për herë të parë të parë në këtë legjislaturë ka marrë pjesë ne mbledhjen e sotme me foshnjës e saj në krah, duke mos e penguar që ajo të merrte në diskutim.

Kjo zgjedhje e Gjuzit, u përgëzua edhe nga kryetarja e komisionit, Anila Denaj, por edhe nga anëtarët e tjerë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri.”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.