Ndahet nga jeta sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako Papa

Është ndarë nga jeta sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako Papa.

Luiza Çako, bashkëshortja e legjendës së muzikës operistike Gaqo Çako dhe e ëma e kantautorit Pirro Çako, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare.

Ajo ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë.

Luiza Çako shquhej për talentin e rrallë, për përkushtimin e saj në skenë dhe për kontributin e vyer që i ka dhënë artit në vend.

Ndarja e saj nga jeta lë një boshllëk të madh në artin shqiptar e më shumë në skenën operistike, ndërsa trashëgimia e Luiza Çakos do të jetë frymëzim për gjeneratat pasardhëse.