Ambasada amerikane në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dal me nje njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që aplikojnë për viza.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se të gjithë aplikantët duhet të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. 

Njoftimi i ambasadës:

KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit tuaj, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin tuaj për vizë.