Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pejë ku ka humbur jetën Eldion Kelemdi, vëllai i këngëtarit Gjesti, njëherësh fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një motor, e për pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Ky i fundit, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”- ka thënë zëdhënësi i policisë për Pejën, lidhur me aksidentin fatal.