Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit, si autorin e masakrën e Urës Vajgurore në qershor të 1997-ës, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Viktima pas për përplasjes së bandave kriminale mbetën policët: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht.

Sa i takon Marashit, ai do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Më burg përjetë për të njëjtën ngjarje janë dënuar edhe Musa e Shkëlqim Protoduari, Fatbardha Protoduari me 25 vjet burg, si dhe Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.