SKEMA/ I premtoi favore në shtet, korçari i zhvat 53-vjeçarit mbi 6000 euro me anë të mashtrimit

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka mashtruar një qytetar duke i marrë në total 6300 euro, me premtimin se do ta ndihmonte përmes “ndërhyrjeve” të njohjeve të tij në institucione shtetërore.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndërhyrë pas kallëzimit të bërë nga një 53-vjeçar, i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë disa herë para, duke e mashtruar me premtime të rreme.

Pas hetimeve të kryera, në pranga është vënë shtetasi Ilir Zisko, 54 vjeç, banues në Korçë.

Ai dyshohet se gjatë një periudhe prej katër muajsh, i ka marrë shumat në mënyrë të përsëritur personit tjetë, nën pretendimin se do ta ndihmonte në zgjidhjen e një problemi, përmes lidhjeve të tij në administratën publike.