EMRI/ Rrëmbehet një person në Sarandë, ngjarja dyshohet për larje hesapesh

Një person është rrëmbyer në Qafë Gjashtë të Sarandës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë ku Francesk Mani, 19 vjeç është marrë peng nga persona ende të paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

Nga policia nuk ka një njoftim zyrtar për pengmarrjen, por sapo kanë marrë informacionin kanë nisur punën për lokalizimin e personit që është marrë peng, si dhe kapjen e autorëve.

Këta të fundit janë identifikuar nga uniformat blu të Sarandës, të cilët kanë ngritur pika kontrolli në qytet dhe po vijojnë kërkimet për 19 vjeçarin e marrë peng dhe kapjen e autorëve.