Ngjarje e rëndë në Bulqizë. Një minator, rreth 50-vjeç, ka humbur jetën teksa punonte në një minierë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, rreth orës 11:30 minuta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Ky nuk është rast i izoluar.
Minierat në Shqipëri janë bërë shpesh objekt të kronikave të zeza, ku shumë punonjës kanë humbur jetën duke punuar në kushte të papërshtatshme.