Braçe kritika për kabinetin e ri qeverisës: Bujqësia ka 35 vite që është qokë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat lidhur me emërimet ne qeverinë e re.

I ftuar në “Shqipëria Live” Braçe u ndal të Ministria e Bujqësisë, që sipas tij ka 35 vite që përdoret si qokë. Për këtë arsye, thotë ai, bujqësia është sot në krizë, pasi reflekton sesi janë sjellë ata që kanë patur pushtetin.

Megjithatë Braçe tha se nuk kishte pritshmëri të tjera apo te ishte i zhgënjyer me këto emërime, që u prezantuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Unë nuk kisha pritshmëri dhe nuk jam i zhgënjyer. Unë nuk marr detyra me qokë. Vota nuk ishte kriter në ndërtimin e një qeveria, por është emërimi i personave që mund ta bëjnë mirë punën.

Nuk kam dëshirë të flas me emra, sepse tani ata kanë marrë detyrën. Bujqësia ka 35 vite që është qokë. Qoftë ata, qoftë ne, është bërë qokë. Bujqësia është në krizë dhe kjo krizë reflekton si janë sjellë ata që kanë patur pushtetin.

Më vjen keq sepse ne të gjithë ushqehemi dhe kjo të bëjë drejtpërdrejt me ushqimin.”- tha Braçe.

Kujtojmë se Andis Salla, ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut është emëruar nga Rama si Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban.