Albana Koçiu e nis me “dorë të hekurt”, shkarkon zv.ministrin se piu cigare në ambient të mbyllur

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila.

Vendimi i Koçiut ka ardhur pas publikimit të një fotoje ku Mahila shfaqej duke pirë cigare në një ambient të mbyllur, në kundërshtim të hapir me ligjin.

Burime për mendiat bëjnë me dije se ka qenë një qytetar, i cili ka denocuar rastin duke detyruar Koçiun të nisë me “dorë të hekurt” detyrën e saj të re duke shkakruar nga zv.ministrin Mahila, në postin që ai e mbante prej kohësh.

Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra.

Andi Mahila ishte emëruar si zv..ministër i Brendshëm në Janar të 2020-it dhe 8 vite më pas ai largohet pasi shkeli ligjin “ me dy duar” pasi u kap duke pirë cigare në ambient të mbyllur. Nuk dihet ende se kush do të emërohet në vend të tij.