Janë zbardhur detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, një ditë më parë ku deputetët kanë paralajmëruar masa radikale lidhur me aksionin opozitar.
Disa prej deputetëve kanë kërkuar radikalizim madje deri aty sa të dortëzojnë mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 Majit.
Deputetët Gjin Gjoni, Saimir Korreshi kanë kërkuar në mbledhje të grupit të PD-së radikalizim të aksionit, siç është greva e urisë apo protesta të mëdha.
Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normlaitet me këtë qeveri.
Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise.
Ndërkohë deputeti Ramadan Lika ka qenë më i prërë, ku ka thënë se ose të dorëzojnë mandatet ose të gjithë bashkë t’i futen një rruge pa kthim deri në largimin e Ramës.
Ramadan Lika: Doktor Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.