PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, Shehaj: Sulm i hapur ndaj demokracisë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me planin e Partisë Socialiste për kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend.

Sipas Shehajt, plani i Edi Ramës për të mbyllur gojën e mediave në Parlament është nje tentative censure dhe një sulm i hapur ndaj demokracisë.

Në reagimin e tij, Shehaj nënvizon se heqja e kamerave dhe kufizimi i aksesit të gazetarëve nuk është masë teknike, është goditja finale ndaj transparencës.

“Është përpjekja për ta kthyer Kuvendin në një teatër propagande, ku qytetarët shohin vetëm atë që do Rama dhe asgjë nga e vërteta”- shprehet Shehaj, i cili sigurin gazetarët dhe qytetarët se qëndron në krah të tyre, kundër çdo tentative për censurë dhe fshehje.

Reagimi i Shehajt:

Plani i Edi Ramës për të mbyllur gojën e mediave në Parlament është nje tentative censure dhe një sulm i hapur ndaj demokracisë. Deputetët dhe ministrat nuk mund të fshihen, por duhet t’u shërbejne qytetarëve dhe duhet t’i japin llogari publikut.

Kush ka frikë nga pyetjet e gazetarëve, ka diçka për të fshehur.

Heqja e kamerave dhe kufizimi i aksesit të gazetarëve nuk është masë teknike, është goditja finale ndaj transparencës. Është përpjekja për ta kthyer Kuvendin në një teatër propagande, ku qytetarët shohin vetëm atë që do Rama dhe asgjë nga e vërteta.

Ne nuk do ta pranojmë një Parlament të izoluar dhe pa transparencë. Shqipëria ka nevojë për më shumë liri, jo më pak.

Partia Mundësia qëndron në krah të gazetarëve dhe qytetarëve, kundër çdo tentative për censurë dhe fshehje.