Partia Demokratike ka zgjedhur emrat e kryetarëve të komisioneve që opozita do të drejtojë në këtë legjislaturë.
Vendimi është marrë këtë mesditë, gjatë mbledhjes se grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.
Drejtimi i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën i është besuar Ina Zhupës. Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të drejtohet nga Bardh Spahia.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së grupit të PD, janë caktuar edhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike -nënkryetar Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes- nënkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- nënkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- nënkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme nënkryetar- Albana Vokshi
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nënkryetar -Ivi Kaso