Jo vetëm burrë dhe grua, por do njihen edhe gjini të tjera! Qeveria fut fshehurazi në Kuvend pr.ligjin për Barazinë Gjinore

Projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në Kuvend ka ndryshuar nga drafti fillestar duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë, pra duke njohur edhe gjini të tjera, duke shkaktuar debate të shumta në rrjet.

Projektligji u hodh fillimisht për konsultim në muajin mars, ku ne nenin 4, koncepti ishte i qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem. Por duket se gjatë këtyre muajve ka pësuar ndryshime, të cilët janë mësuar vetëm ditët e fundit.

Sipas draftit të ri të depozituar fshehurazi në Kuvend, ‘gjini’ përfshin identitete të tjera përtej binaritetit burrë-grua, duke u lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin për identitetin dhe shprehjen gjinore. 

Vendimi ka ardhur pasi gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej përtej konceptit binar burrë-grua duke përfshirë identitete të reja gjinore.

Dhe siç duket, kërkesa e Aleancës LGBTI u pranua pa asnjë kundërshtim dhe pa asnjë debat publik gjatë procesit të konsultimit.

Një kërkesë kjo që u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, ndërsa ky draft u fut pa shumë zhurmë në Kuvend ku pritet që të marrë dritën jeshile.

Vlen të përmedim këtu se ky projektligj herën e parë u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano.

Futja e termave ‘gjithëpërfshirëse’ dhe ‘shprehje gjinore’ i jep status juridik identiteteve të reja, pa dhënë një listë të qartë të tyre. Në debatet ndërkombëtare, studiues flasin për më shumë se 70 identitete të mundshme, duke vështirësuar zbatimin praktik të ligjit.

Por teksa projektligji i ri flet për gjini ‘gjithëpërfshirëse’, duket se hapet rruga për të deklaruar identitetin që dëshiron, por pa dhënë as një listë konkrete se deri në sa gjini mund të shkohet.

Ndërkohë në një vend si Shqipëria, me pikëpamje tradicionale, përkufizimi i gjinisë si “më shumë se burrë e grua” mund të perceptohet si një rrezik për vlerat kombëtare dhe familjare.

Projektligji pritet të shoqërohet me debate te forta kur të diskutohet në Kuvend, me opozitën që akuzon Partinë Socialiste se po shkatërron familjen tradicionale dhe po cënon Kushtetutën.