Opozita ka bojkotuar procesin për votimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, pasi ky i fundit u propozua nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi deklaroi para votimit se kjo shumicë nuk ka legjitimitet, teksa lëshoi akuza dhe ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar atë si mik të Klodian Zotos. Në momentin e votimit, deputetët demokrat kanë hedhur në kuti pankarta të ndryshme ironizuese kundër qeverisë.
“Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër, emri i propozuar është si të ulësh Klodian Zoton. Me këtë propozim që po bëni, thjesht po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Nuk marrim pjesë”- tha Bardhi.
Përveç PD, edhe Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia nuk morën pjesë në këtë votim.
Në seancën e sotme u betimi i 138 deputetëve, nga 140 në total pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo të PSD-së hoqën dorë nga mandati i tyre, që fituan në qarkun e Shkodrës.