A e di Bajram Begaj që dekretimi i ministres “Diella” është në kundërshtim me Kushtetutën?

Edi Rama u paraqit sot në Presidencë, ku u prit nga Bajram Begaj dhe mori nga ky i fundit dekretin si kryeministër për 4 vitet e ardhshme, si dhe të drejtën për të formuar qeverinë e re.

Përpos dekretit si kryeministër, Bajram Begaj i dha Ramës edhe dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Por, ky dekret i dytë i Bajram Begajt është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi në Kushtetutë thuhet qartë që: Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht.

Diella nuk përmbush asnjë prej këtyre kritereve, pasi është një prodhim i imagjinatës së kryeministrit Rama, që kërkon të mbulojë skandalet dhe grabitjet e fondeve të shtetit me Inteligjencën Artificiale, duke shpëtuar nga burgu ministrat dhe drejtorët.

Nëse vetë Begaj nuk e di, përse nuk ia thonë këshilltarët që mban në Presidencë? Si mund të dekretosh një ministre në kundërshtim me Kushtetutën vetëm sepse të urdhëron kreu i qeverisë?

Bajtam Begaj e tregoi sërish se mbetet vetëm një noter i qeverisë, por tashmë jemi mësuar: Nëse Rama bën një status në Facebook, Begaj e boton në Fletoren Zyrtare!