Rama i vendos emrin, krijon ministri që do drejtohet me Inteligjencë Artificiale

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës në Asmablenë Kombëtare, propozoi emrat e kabinetit qeveritar “Rama 4”.

Për herë të parë, në qeverinë Rama do të ketë një ministri, që do drejtohet me Inteligjencë Artificiale.

Kryeministri Rama tha se ‘Diella’ do jetë “krijesa digjitale”, që do drejtojë Ministrinë e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike.

Kjo ka qenë një prej deklaratave të hershme të Ramës, e cila tashmë u bë realitet.

“Tenderat u nxorën përfundimisht jashtë ministreve, “Diella’ shërbyesja jonë e prokurorimeve publike.

Tenderat 100 përqind të pakorruptueshëm. Çdo fond është 100 përqind i lexueshëm, është një nga detyrat e Diellës.” tha Rama.