Historia përsëritet, rrugët e Durrësit përmbyten në shiun e parë të shtatorit

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë natës në qytetin e Durrësit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Kjo ka krijuar probleme në qarkullimin rrugor dhe infrastrukturë.

Si pasojë e reshjeve, segmentet më të ulëta të qytetit janë përmbytur, ndërsa qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë në disa rrugë kryesore.

Ekipet e emergjencave civile dhe ato të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për të larguar ujin nga zonat më të prekura.

Ky nuk është rasti i parë kur qyteti bregdetar përmbytet sa herë ka reshje shiu.