Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura po ecte në këmbë drejt banesës së saj kur aksidentalisht ka prekur kabllot elektrike, të cilat dyshohet se ishin lënë të pambuluara dhe jashtë standardeve të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive ligjore.